Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur anëtarë nga Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN).
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi mes njerëzve dhe organizatave është kyç në kohët e sotme, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për demokracinë, lirinë dhe paqen. Ai foli gjithashtu për arritjet dhe sukseset e qeverisë gjatë këtij mandati.
Kurti foli gjithashtu për rëndësinë e lidhjes së arsimit me tregun e punës përmes sistemit dual, sipas modelit gjerman, si dhe përmendi liberalizimin e vizave që ka mundësuar lëvizjen e lirë drejt vendeve të zonës Shengen.
Duke falënderuar Shoqatën Gjermane për Kombet e Bashkuara për vizitën dhe bashkëbisedimin në Kosovë, kryeministri Kurti uroi qëndrimin e tyre të jetë i frytshëm dhe produktiv.



Të tjera
Trump flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë
Turqia i afrohet edhe më shumë energjisë bërthamore, pasi reaktori i parë është 99% i përfunduar
Trump fton Osmanin që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes