Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit aktual Podujevës i janë shtuar tetë çerdhe, ndërsa në katërvjeçarin e ardhshëm parashihet ndërtimi i edhe 14 çerdheve të reja.
Ai njoftoi se janë planifikuar investime edhe në ngrohtoren e qytetit, furnizimin me ujë të pijes dhe sistemin e ujitjes përmes Liqenit të Pollatës.
Sipas Kurtit, projektet e ardhshme përfshijnë edhe ndërtimin e Zonës Industriale, hekurudhës Prishtinë–Podujevë dhe Parkut Teknologjik.
“Podujevës ia kemi shtuar 8 çerdhe. Katërvjeçarin e ardhshëm do t’i shtohen edhe 14 të tjera. Do të investohet edhe në ngrohtoren e qytetit, ujë të pijes dhe sistem të ujitjes përmes Liqenit të Pollatës, do ta bëjmë Zonën Industriale, hekurudhën Prishtinë-Podujevë dhe Parkun Teknologjik. Këtyre investimeve do t’ia bashkëngjisim edhe ato për Pishinën Gjysmë-Olimpike dhe Qendrën Multifunksionale, dyja bashkë 5 milionë euro investime dhe rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti””, shkroi ai, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Harrojini bikinit, trendi i verës 2020 do të jenë “trikinit”
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Kërkohet p@raburgim për zyrtarin policor të dyshuar për marrje ry*shfeti