Kurti ka uruar atë për pozitën e re dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Vatikanit për Kosovën në momentet vendimtare historike, njofton Zyra e Kryeministrit, transmeton KosovaPost.
Në njoftim thuhet se gjatë bisedës, kryeministri Kurti theksoi zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe përkushtimin ndërinstitucional për harmonizimin e politikave me parimet dhe objektivat e Bashkimit Evropian, me synim anëtarësimin e plotë në strukturat dhe mekanizmat euro-atlantik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka kontribuar edhe paqes e sigurisë në rajon por edhe progresit socio-ekonomik në vendin tonë, u shpreh kryeministri. Më tej, ai nënvizoi angazhimet e Qeverisë në ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor, si një faktor kyç për zhvillimin demokratik të shoqërisë sonë, duke i paraqitur disa nga rezultatet konkrete në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore fetare në vend.
Duke e falënderuar për raportet, Kurti ka shprehur përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë në fushat e kulturës, dialogut ndër-fetar, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Të tjera
Osmani: Me Kosovën përgjithmonë
Kurti promovon `Programin e Kuponave` për edukim të hershëm
Dardanët treguan karakterit e vërtetë të tyre