Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në Hannover, atje ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”.
Sipas Zyrës së Kryeministrit temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.
“Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale.
Kryeministri në detyrë theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet. Kurti e ftoi atë që ta vizitojë vendin tonë për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron Kosova dhe zhvillimin që ka njohur vendi ynë”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Djathi i shëndetshëm, i ndihmon dhe zemrës
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave,parakusht për zhvillim të qëndrueshëm
Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për retorikë frike