Kandidati për kryeministër dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka mbajtur me qytetarë në Mitrovicë, ka thënë se do të bëhet një investim në Trepçë nga një korporatë e madhe e një shteti aleat.
Ky investim do të lidhet me sektorin minerar të Trepçës. Kurti gjithashtu ka premtuar 50 milionë euro për skanimin e burimeve të plota natyrore të Kosovës.
“Në Trepçë, në mandatin e ardhshëm do ta kemi një prej investimeve më të mëdha kapitale, në bashkë investim me një korporatë me përvojë të gjatë në sektorin minerar nga një prej shteteve tona aleate e mike.
50 milionë euro do t’i ndajmë për skanimin e plotë të burimeve tona natyrore, që jo vetëm të dimë saktësisht pasurinë e nëntokës, por edhe ta shfrytëzojmë e vendosim në funksion të zhvillimit”, ka njoftuar Kurti.


Të tjera
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitakut rrezik për sigurinë kombëtare
Marrëdhëniet me Listën Serbe ndryshuan pas qeverisjes së VV-së
Rrëzohet avioni që udhëtonte drejt Tripolit, me shefin e ushtrisë libiane në bord, afër Ankarasë