Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar një prej masave të reja sociale që synon të lehtësojë jetën e familjeve dhe të mbështesë kujdesin ndaj fëmijëve, transmeton Kosova Post.
Në një takim të mbajtur me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti premtoi se gjyshet dhe gjyshërit do të përfitojnë 100 euro shtesë mbi pensionin bazik, në rastet kur ata kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre deri në moshën 13-vjeçare, gjatë kohës kur prindërit janë në punë.
Sipas tij, kjo masë do të shërbejë si ndihmë për familjet që shpesh mbështeten te gjenerata e tretë për kujdesin ndaj fëmijëve, duke kontribuar kështu edhe në mirëqenien e pensionistëve.
Ky premtim është pjesë e një pakete më të gjerë sociale e ekonomike që qeveria e tij synon të zbatojë në mandatin e ardhshëm.
Të tjera
Kushtetuesja bllokon Qeverinë, flasin nga Instituti Demokratik i Kosovës
Kravatat pengojnë qarkullimin e gjakut në tru
Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale