Sot pritet të mbahet seanca e kuvendit për çështjen e presidentit, në një zhvillim që ka nxitur interesim të madh në vend. Burime brenda kuvendit, bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në orën 13:00, ose në orët e mbrëmjes.
Sipas burimeve, Kurti paraprakisht pritet të zhvillojë edhe një raund diskutimesh me krerët e opozitës, Bedri Hamzën (PDK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).
Përgjatë ditëve të fundit, takimet e kryeministrit me këta liderë nuk kanë qenë të pakët, por nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret rreth kandidaturës për president/e.
Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.



Të tjera
Njerëzit e zgjuar duan të qëndrojnë vetëm
Pranoi mesazh mashtrues për kartelën bankare, gruas në veri i vidhen 500 euro
Ademi në përvjetorin e UEFA-s tregon punën e deritanishme të Kosovës në futboll