Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve.
Ndërkohë, kryeministri e falënderoi Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot./



Të tjera
Fikeni televizorin dhe bëni këto 6 gjëra produktive
Nëse keni këtë simptomë rrezikoheni nga sulmi në zemër
Agjërimi i kohëpaskohshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër