Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, transmeton KosovaPost.
Ambasadori Guérot e uroi Kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.
“Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.




Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë