Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar Jonathan Poëell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos.
Gjatë takimit, Zyra e Kryeministrit njoftoi se u diskutua për “zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale”.
Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe se “mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”.
Tragjedi në futbollin italian: Vdes futbollisti 39-vjeçar Riccardo Chetta gjatë stërvitjes
Read more



Të tjera
Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin
Pesë mënyra për t’u qetësuar
Katër shenjat që tregojnë se i dashuri po ju fsheh diçka