Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet gjatë një darke pune të organizuar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, deklaroi se ky takim zhvillohet në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatin kryesor ndërkombëtar të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se para mbërritjes në Kosovë, ndihmëssekretari Hanrahan ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas një njoftimi të Presidencës serbe, gjatë takimit janë diskutuar çështje globale, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova