Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.
Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sa i përket marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri u shpreh se ato duhet të zbatohen pa vonesa, teksa e inkurajoi Sekretarin e Përgjithshëm, Kapetanović që të angazhohet në shtyrjen përpara të këtij procesi.



Të tjera
Meshkujt vuajnë nga depresioni pas lindjes së fëmijës po aq sa gratë
Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj
Janjiq: Lista Serbe në krizë, Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar – po afrohet një betejë e vështirë politike për serbet në Kosovë