Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit, rëndësia e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit sa më të shpejtë të institucioneve, si dhe temat me interes bilateral.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.



Të tjera
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte