Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren.
Kurti shprehu falënderime për angazhimin e NATO-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë e Mbrojtjes si organ kyç ndërlidhës dhe këshillues i aleancës veri-atlantike në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, kryeministri foli për mundësitë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e NATO-s. E po ashtu, për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike.
Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit.
Ai theksoi se Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO.
Drejtorja e NATO-s për Operacione, Hallengren, ndërkaq, e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë. Ndërsa, vlerësoi lartë vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza



Të tjera
Vendimi i Gjykatës: Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij
Osmani: E dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë në telefon për Banjskën në 3 të mëngjesit…
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën