Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, në kuadër vizitës zyrtare në Gjermani.
Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të Gjermanisë, nga pritja e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 deri tek kontributi vendimtar në rindërtimin e vendit pas luftës. Ky solidaritet, theksoi ai, është themeli mbi të cilin ndërtohet partneriteti i sotëm.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve, me theks të veçantë rolin që mund të ketë mërgata në ndërtimin e urave lidhëse për rritjen e aktivitetit të përbashkët ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.
Kryeministri në detyrë Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe atyre të arsimit profesional.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League