Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth vrasjes së polit serb në Loznicë të Serbisë, ku dorasi dyshohet të jetë një kosovar, Artan Hajrizi, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se nuk ka informacione shtesë përveç atyre që janë raportuar deri më tani.
Sipas tij, organet e sigurisë po grumbullojnë informacione për këtë rast.
“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni komunikatat e policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme. Ndërsa, ministria jonë e Drejtësisë është në komunikim me qeverinë e Maqedonisë në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës që po mbahet atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë”, shtoi Kurti.



Të tjera
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës