Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.



Të tjera
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie
Gazetarja dhe nëna e saj midis trupave të 25 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në G@za