Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.



Të tjera
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jeta dhe vepra e tij, dritë udhërrëfyese
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duhet të reflektojnë