Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë
“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar ai.



Të tjera
Kurti uron Kurban Bajramin
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
FFK uron Kurban Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin