Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skenderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, shkroi kryeministri në detyrë Kurti në librin e kujtimeve.