Kryeministri e Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Istogut me ç’rast ka parë nga afër përfundimin e asfaltimit në fshatrat Drejë dhe Dobrushë .
Kryeministri Kurti u mirëprit nga kryetari Ilir Ferati, pasi që ky projekt është bashkëpunim në mes komunës së Istogut dhe Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, komuna e Istogut ka bërë të ditur se rrugët e fshatit Drejë dhe ato të Dobrushës përkatësisht ‘Jusuf Kovacevic’ dhe ‘Rusolia’, janë drejtë përfundimit.
“Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir F. Ferati, ka pritur në Istog kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kanë vizituar fshatrat Drejë dhe Dobrushë për të parë nga afër përfundimin e asfaltimit të rrugëve në lagjet e këtyre dy fshatrave më saktësisht të rrugëve në Drejë dhe rrugët “Jusuf Kovacevic” dhe “Rusolia” në Dobrushë”, thuhet në postim transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Kryeministri Kurti, sot ka vizituar edhe punimet në rrugën Kijevë – Zahaq segmenti Kijevë – Dollc.
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)