Kusari – Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Kusari – Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila ka njoftuar se sot ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, përcjell KosovaPost.

Sipas saj, pas miratimit të tij në Kuvend, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

“Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në. Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Projektligjin”, ka shkrua ajo.

Postimi i plotë:

Sot nënshkrova kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Pas miratimit të tij në Kuvendin e Republikës, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në. Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Projektligjin.

Me politika që kanë në fokus ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe kreativitetit, do të ofrohet më shumë mbështetje për inovacionin, ndërmarrësinë dhe ekonominë kreative.