Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit.
Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë është emëruar Belinda Balluku, ndërsa Albana Koçiu merr postin e Ministres së Jashtme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën.
Igli Hasani ka lënë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa drejtimin e saj e merr Elisa Spiropali, e cila më parë ka shërbyer si Ministre e Brendshme, raporton Klankosova.tv.
Pirro Vengu është emëruar Ministër i Mbrojtjes, ndërsa Petrit Malaj merr drejtimin e Ministrisë së Financave.
Blendi Gonxhja do të drejtojë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa Sofjan Jaupaj emërohet Ministër i Mjedisit.
Mirela Kumbaro do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Evis Sala do të marrë postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Delina Ibrahimaj do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Besfor Lamallari Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Andis Salla Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Toni Gogu emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, ndërsa Ervin Demo do të udhëheq Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor.
Në pozicione të tjera të rëndësishme, Niko Peleshi është emëruar Kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu Nënkryetare, dhe Taulant Balla do të jetë Kreu i grupit parlamentar
The post Kush janë 17 ministrat e rinj të Ramës? appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Krasniqi kërkon që Kushtetuesja ta refuzojë ankesën e Listës Serbe
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar