Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

Kush janë 18 serbët në kërkim nga Interpoli për gjenocid, krime lufte dhe vrasje (Foto)

Janë hiç më pak se 18 shtetas serbë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar për një sërë veprash të rënda penale që përfshijnë krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid, vrasje të rënda, grabitje të armatosura dhe krim të organizuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kërkuese në sistemin e Interpolit, shumica e të dyshuarve përballen me akuza që lidhen me krime të rënda ndërkombëtare, përfshirë krime kundër civilëve dhe gjenocid, ndërsa disa prej tyre kërkohen për aktivitete të ndryshme kriminale si trafik droge, grabitje apo pjesëmarrje në organizata kriminale.
Ndër personat e shpallur në kërkim janë:
Dusan Spasojevic, 71 vjeç – i akuzuar për krime lufte kundër civilëve.

Izer Redzovic, 55 vjeç – i dyshuar për krim të organizuar, në lidhje me falsifikim dokumentesh dhe vërtetim të përmbajtjes së pavërtetë.
Miljoko Kovacevic, 63 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Dragan Marjanovic, 54 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Zoran Adamovic, 62 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Slobodan Kostovski, 72 vjeç – i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Miroslav Duka, 65 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Rajko Drukalic, 62 vjeç – i akuzuar për gjenocid
Vinko Lazic, 66 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Blagoje Vojovdic, 63 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Cedo Bogicevic, 55 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Jovan Bjelotomic, 29 vjeç – i dyshuar për grabitje

Svetozar Kosoric, 72 vjeç – i akuzuar për gjenocid.
Slobodanka Tosic, 40 vjeçe – e dyshuar për organizim kriminal dhe vrasje, si dhe për tentativë dhe bashkëpunim në krim.
Davor Elez, 49 vjeç – i akuzuar për krim të organizuar në lidhje me vrasje të rëndë, komplot për vrasje dhe pastrim parash.
Ivan Milovanovic, 50 vjeç – i dyshuar për grabitje të armatosur, komplot për grabitje dhe tentativë vjedhjeje me thyerje.
Sasa Dunovic, 52 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Cpajak Komnen, 58 vjeç – i dyshuar për vrasje të rëndë.

Autoritetet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit u kanë bërë thirrje institucioneve të sigurisë në vende të ndryshme që të bashkëpunojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë për akuzat e ngritura.