Daut Haradinaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka konfirmuar sot kandidimin e Kushtrim Xhemailit për deputet në listën e partisë, duke e vlerësuar atë si një aset të çmuar për organizatën politike.
Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, Xhemaili, i cili aktualisht shërben si zëdhënës i partisë, përfaqëson brezin e dytë të një familjeje gjilanase me kontribute të vyera në parti.
“Ata që e njohin Kushtrimin e njohin për frymën e tij të lartë të konstruktivitetit dhe bashkëpunimit, si një djalë të qetë dhe dashamirës,” u shpreh Haradinaj.
“Shumë i ri, ai u mishërua me vizionin tonë si parti, duke qenë pjesë e stafit mbështetës të grupit parlamentar,” tha Haradinaj, duke shtuar se Xhemaili është dëshmuar si një profesionist i palodhur dhe i përgatitur akademikisht.
Ai shprehu bindjen se angazhimi i Xhemailit në Kuvend do të kontribuojë jo vetëm në suksesin personal, por edhe në atë të organizatës në tërësi.
Të tjera
Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023