Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas miratimit nga Kuvendi i Edi Ramës të rezolutës që shpall Iranin “Shtet Sponsor i Terrorizmit”.
Mekuli thekson se po ky Kuvend nuk ka dënuar kurrë agresionet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, përfshirë gjenocidin dhe sulmin në Banjska. “Teherani terrorist, larg; Serbia terroriste, afër – jo. Zhgënjim! Trishtim! Ofendim!”, shkruan ai.
Postimi i Mekulit:
Në anën tjetër, po ky Kuvend, ka 16 vite që nuk e miraton një rezolutë që do ta ndëshkonte gjenocidin serb dhe vrasjen e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. As sulmin terrorist në Banjska, ku u vra një polic i Republikës së Kosovës; sulm i sponzoruar dhe financuar nga Serbia, ky Kuvend nuk e dënoj e as nuk e qortoj.
Teherani terrorist, atje larg, qenka problem, Serbia terroriste, këtu afër, jo.
Zhgënjim! Trishtim! Ofendim! Vetshkatërrim! Dekadencë!



Të tjera
Këshillat që duhet pasur parasysh, për një rrezitje perfekte
Pas largimit, Guardiola zbulon gabimin më të madh që bëri te Man City
Përfitimet shëndetësore nga fasulet