Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës zgjedh pesë nënkryetarët

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur edhe pesë nënkryetarët e legjislaturës së dhjetë me votimin në pako.

Me 104 vota pro, 3 vota kundër dhe 6 abstenime, 115 deputetët zgjodhën si nënkryetarë Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.

Paraprakisht subjektet politike janë dakorduar për votimin në pako, në takimin e mbajtur me kryetarin e Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Bashën.

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e dhjetë. Ajo të mërkurën mori 66 vota për, ndërsa 44 ishin kundër. 8 abstenuan.