Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur edhe pesë nënkryetarët e legjislaturës së dhjetë me votimin në pako.
Me 104 vota pro, 3 vota kundër dhe 6 abstenime, 115 deputetët zgjodhën si nënkryetarë Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.
Paraprakisht subjektet politike janë dakorduar për votimin në pako, në takimin e mbajtur me kryetarin e Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Bashën.
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e dhjetë. Ajo të mërkurën mori 66 vota për, ndërsa 44 ishin kundër. 8 abstenuan.



Të tjera
Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë