Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë/ Avokati kërkon përfshirjen e presidentes Osmani: Është e domosdoshme sepse…!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.

Kujtojmë që seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Ai thotë se Kuvendi është në një krizë dhe se mosgatishmëria e tyre për bashkëpunim ka humbur përgjegjësinë që të njejtat kanë për popullin.

Image

Ardian Bajraktari

Avokati gjithashtu e sheh të domosdoshme përfshirjen e presidentes Osmani.

“Kuvendi është tashmë në krizë, për daljen nga e cila duhet konsultime në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe reflektim nga ana e tyre, e në këtë drejtim përgjegjësinë më të madhe e ka fituesi i zgjedhjeve. Po ashtu edhe përfshirja e Presidentes së vendit është e domosdoshme”, u shpreh ai.

“Ndryshimi i rregullave gjatë procesit nuk është në rregull, për më tepër, tentimi për votim të fshehtë me rastin e zgjedhjes së Krytarit/es së Kuvendit cenon rëndë parimin e transparencës së punës së të zgjedhurve të popullit, është e vonuar si ide, e po ashtu edhe kundër praktikës së deritashme, ngase një gjë e tillë nuk ka ndodhë asnjherë në Kuvend”, përfundoi avokati Bajrakatri