Rreth 70 aksidente në trafik ndodhën veç dje në Kosovë, ku njëri prej tyre përfundoi me fatalitet. Në Lluga të Podujevës, një person u godit nga një veturë dhe për pasojë nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve. Shoferi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në mbajtje.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë aksident është Imer Statovci, rreth 22-vjeçar.
Ai po dyshohet se me automjetin e tij, teksa ishte duke lëvizur, nga pakujdesia e ka goditur viktimën, i cili ishte në biçikletë.
Për pasojë, 68-vjeçari Mehdi Konushevci, pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndaj shoferit të dyshuar, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime