Mbrëmë, Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë kanë zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se gjatë aksionit është arrestuar ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
Klan Kosova po ashtu merr vesh nga burimet e veta, se Goran Laziq, u prangos në flagrancë në Llapnasellë, duke marrë një shumë të parave.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe J.M, kryetar i Gjykatës në Graçanicë.
Gjithsej, nga ky aksion i madh, u arrestuan shtatë persona.
Ndërkohë, Policia pos 20 mijë eurove, armëve, bizhuterive, dokumenteve të ndryshme e pajisjeve elektronike, ka sekuestruar edhe tri vetura.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.




Të tjera
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë e këtij rrugëtimi
Kurti bën homazhe në Korishë: ‘Kr*ime si këto ku u m@sakruan fëmijë e të moshuar dëshmi e gje*nocidit serb
“Ekipi i Sezonit” në La Liga, Muriqi përkrah Mbappe e Yamal