Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 55.652 votues nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se kanë mbetur edhe dy ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.
Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves



Të tjera
Ndryshime të papritura: Real Madridi largohet nga gara për Enzo Fernandez
Granit Xhaka i përkushtuar te Zvicra, por gjithmonë pranë familjes: Momente që kanë rëndësi
Ushtrimet e rregullta rinojnë trurin