“Talk With Afrona” ka mbërritur në episodin e fundit të sezonit të parë, por mbyllja s’do të ishte kaq e shpejtë për drejtuesen e saj. Ndërsa përshëndeste shikuesit duke u thënë se ky do të ishte episodi i fundit, Afrona Dika është ndërprerë nga stafi i saj që ka përgatitur disa pyetje “pikante” për të.
Përballë saj u ul si fillim një prej mikeshave dhe grimierja njëkohësisht, Antigona që e pyeti nëse do të lidhej sërish me një personazh publik.
Antigona: Nëse një ditë të jepet mundësia dhe ke përpara fatin e jetës mendon ti, por ai është një VIP, a do të ishe lidhur?
Afrona Dika: Prapë, përsëri me një VIP?
Antigona: Me një artist, dhe a të pengon ty apo personin tjetër që mund të jetë VIP që të lidhet me ty? Ato mendimet e njerëzve “ajo ka qenë njëherë me atë, jo nuk dua…”
Afrona Dika: Shih, është shumë pyetje e mirë kjo. Unë nuk e shoh nëse ai personi është VIP apo jo, a është fytyrë publike apo jo, e rëndësishme është që unë të ndihem mirë me atë person, qoftë fytyrë publike apo jo sepse nuk do të thotë që duhet të paragjykohem nga e kaluara ime apo të ketë një mendim të ndryshëm sepse secili e ka një të kaluar dhe në qoftë se ai person është fytyrë publike apo jo, duhet ta pranojë të kaluarën time. Mendoj që nuk i dihet jetës, kush do të jetë fati im i jetës, a është fytyrë publike, doktor apo avokat, nuk i dihet.
Antigona: Po ti a beson më?
Afrona Dika: Që mund të funksionojë një lidhje me një fytyrë publike? Mendoj që po sepse ai personi e di pak a shumë edhe botën time, mund ta kuptojë pak botën dhe profesionin tim.
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë