I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili mori pjesë në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit, tha se ka ardhur koha që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet realitet.
Në rrjetin social “X”, Lajçak ka vlerësuar se në kuadër të procesit të Berlinit janë bërë shumë gjëra të dobishme për njerëzit e rajonit.
“Në përvjetorin e 10-të, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por ka ardhur koha që të bëhet realitet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Lajçak.
Ai shtoi se ka marrë pjesë në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo