Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Ai njoftoi se gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.
Lajçak theksoi nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë, konkretisht aneksin e Ohrit.
“Sot në mëngjes fola me presidentin Vuçiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Ohrit edhe në dritën e Planit të Rritjes për rajonin”, shkroi Lajçak në X.



Të tjera
Kepi i Gjelbër sërish histori, kalon grupin në Botëror
Spanja triumfon minimalisht, e dërgon Uruguain në shtëpi
Mjekët të habitur, brokoli po zëvendëson terapitë për diabetin