Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, është kthyer në stërvitje me Përfaqësuesen e Francës në prag të ndeshjes së parë të Botërorit që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Saliba në ditët e fundit ka pasur probleme të vazhdueshme me shpinë dhe kjo ka bërë që t’i mungojë Francës në disa stërvitje.
Mediumet franceze kanë raportuar të dielën se qendërmbrojtësi Saliba pritet të luajë startues në ndeshjen hapëse.
Franca luan të martën ndaj Senegalit nga ora 21:00.
Franca është në Grupin I së bashku edhe me Norvegjinë dhe Irakun.
Mësohet se pas përfundimit të Botërorit, 25-vjeçari mund të ketë nevojë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në rast se i nënshtrohet operimit, francezi mund t’i mungojë Arsenalit në ndeshjet e para të edicionit të ri në Premier League.



Të tjera
Si ta përdorni marenë kundër reumatizmit dhe zmadhimit të mëlçisë
Pak minuta përpara protestës, reagon sërish Rama
15 ditë proteste, “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!