Lëvizja ‘”Shqipëria Bëhet” ka paditur në SPAK drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit. Padia është bërë për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve. Ka qenë vetë kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj që ka dorëzuar dosjen në SPAK.
Në dokumentin që A2 CNN disponon, të kallëzuar janë 2 ish-ministrat, Ilir Beqaj, Ogerta Manastiliu, si edhe ministrja aktuale, Albana Koçiu, largimi i së cilës është kërkuar pas zbulimit të skandalit se mjekë në QSUT i trajtonin pacientët të sëmurë me kancer, si mall në tregun e shumicës. Gjithashtu, Lapaj ka kallëzuar në SPAK dhe ish-drejtorët e QSUT, Enkelejd Joti dhe Albana Fico, kjo e fundit e shkarkuar pas zjarrit që ra në Urgjencën e spitalit.
Në 19 faqe dokument, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” argumenton se ka gjetur mjaftueshëm shkelje nga drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë dhe QSUT-së, prandaj i ka kallëzuar për akuzat “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.
Më herët në studion e A2 CNN, në Ditarin e Pasdites, Lapaj njoftoi se kanë bërë gati dosjen për disa institucione.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore