Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se është menaxhuar me sukses situata e krijuar nga grumbullimi i ujit në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren, duke pastruar sistemin e drenazhimit dhe larguar ujin e akumuluar në kohë të shkurtër.

Si rezultat, qarkullimi është rikthyer normal dhe i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ministria ka theksuar se po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe se ekipet janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të situatave të ngjashme, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore./teve1.info/