Lavdë për Donika Gërvallën nga ish-komandant i UÇK-së: “Fjalim i fuqishëm, me përmbajtje dhe dinjitet!”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar pas fjalimit të mbajtur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Përmes një reagimi të shkurtër, Hoxha ka shprehur vlerësimin e tij për mënyrën si Gërvalla e përfaqësoi Kosovën në këtë forum ndërkombëtar.

“Më pëlqeu shumë fjalimi i Donikës në KS të OKB. Bindshëm dhe përmbajtësor! 👏👏👏👍”, ka shkruar Hoxha.

Fjalimi i Gërvallës në Këshillin e Sigurimit u prit me vëmendje të madhe në opinionin publik, duke nxitur reagime të shumta pozitive nga figura të ndryshme politike e ushtarake në vend.