Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se në Vushtrri është arritur një koalicion pas-zgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes (VV), Sylejman Meholli, përkatësisht për balotazhin e 9 nëntorit.
Në një komunikatë për media LDK ka bërë të ditur se se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.
LDK i konsideron të papranueshme veprimet e kandidatit të saj për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, për tëe cilin thotë se pas analizimi të performanës së tij dhe Degës së Vushtrrisë do të ndërmerren veprime përkatëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjerë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.
Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.
Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera.
Të tjera
Në hapësirat e QKUK-së mbillen fidane për një ambient më të shëndetshëm
Si të shmangni rënien e flokëve tuaj me mjekime popullore
Ja pse të urren e gjithë bota