Kuvendi i Kosovës ka refuzuar kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës të kthehet të Komisioni i Venecias, ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.
Kërkesa e deputetit të LDK-së është refuzuar me 47 vota kundër, 27 për dhe 4 abstenime.
“Ligjin për KPK e kam letrën e BE-së, ku shpreh shqetësimi që të rikthehet në Komisionin e Venecias që të shihet a i ka plotësuar kërkesat e tyre”, ka thënë Selmanaj.
Ndaj kërkesës së Selmanaj ka abstenuar edhe kryeparlamenari Glauk Konjufca, ndërsa është përkrahur vetëm nga partitë opozitare.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G