Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova të hënën, më datë 10 qershor, nga ora 11:00 do të mbajë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda.

Në panel do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, Vincenzo Pagli, President i Akademisë Papnore për Jetën dhe Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në panelin e dytë do të jenë gazetarë e shkrimtarë.
Folësit do të trajtojnë përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore, trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe narrativën e Kosovës në kryqëzimin historik vleror dhe medial.



Të tjera
Mirënjohje për mësuesit që formojnë të ardhmen e vendit
Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit
Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Mitrovicë të veriut, policia sekuestron armë dhe drogë