Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, president i Shqipërisë, është deklaruar në lidhje me 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, duke thënë se e njëjta e solli lirinë e vendit dhe paqen në gjithë rajonin.
Begaj ka thënë edhe se Shqipëria i është falënderuese SHBA-ve dhe aleatëve të saj.
‘‘Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin.Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!’’, ka thënë Begaj.



Të tjera
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës
Tre llojet më të rëndësishme të ushqimeve për rënien nga pesha
Synimi ynë është fuqizimi i kapitalit vendor