Lista e plotë: Ja kush janë 10 asamblistët që fituan zemrat e qytetarëve në Kosovë

Me përfundimin e procesit të numërimit të votave në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, janë konfirmuar tashmë edhe asamblistët më të votuar në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë muaj.

Duke përjashtuar bartësit e listave – të cilëve votat e subjektit politik u kalohen automatikisht – disa kandidatë për asamble komunale kanë arritur të fitojnë mbi një mijë vota personale, duke dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Më poshtë është përmbledhja e disa prej 10 asambleistëve me më së shumti vota në të gjithë Kosovën, nga subjekte të ndryshme politike:

Islam Ukaj (PDK – Prizren) – 1,524 vota

Burim Bajrami (PDK – Ferizaj) – 1,344 vota

Rexhep Kurtbogaj (LDK – Pejë) – 1,218 vota

Qendrim Millaku (AAK – Klinë) – 1,183 vota

Rasim Hasani (LDK – Lipjan) – 1,181 vota

Xhevdet Haxhidemaj (PDK – Ferizaj) – 1,167 vota

Bekim Gashi (LDK – Prishtinë) – 1,115 vota

Fikret Rexhepi (PDK – Skenderaj) – 1,109 vota