Anëtari i Listës “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka kritikuar përdorimin e shprehjeve si “Kosovo i Metohija” dhe “Kuvendi i Prishtinës” nga Lista “Srpska”, duke thënë se kjo ndodh me direktiva të Beogradit.
Ai ka vënë në pikëpyetje se si deputetët e Kosovës mund të votojnë një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga kjo listë, kur e njëjta nuk e njeh Republikën e Kosovës.
Hajdaj ka akuzuar partitë e mëdha shqiptare, PDK, LDK, AAK dhe Nismën, se me heshtjen e tyre po legjitimojnë këtë logjikë, duke shtuar se populli u ka dhënë përgjigje në zgjedhjet e 2021 dhe 2025.
Sipas tij, rikthimi i tyre në qeverisje do të ishte “i kobshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës”.
Shkrimi i plotë:
Lista “Srpska” me direktiven e Vuqiqit, po përdorin pa pengesë shprehje, si: “Kosovo i Metohija” dhe “Skupshtina Prishtine-Kuvendi i Prishtinës ” dhe e njëjta Listë “Srpska” po kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës t’ua votoj kandidatin për nënkryetar të kuvendit.
Si mund të votohet një kandidat i Listës “Srpska” duke qenë në të njëjtën kohë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e edhe deputet i “Kosovo i Metohija..” apo edhe i “Kuvendit të Prishtinës…!?”
Si është e mundur që këtë logjikë të sëmurë të serbëve, të kësaj Liste “Srpska” me elemente të terrorizmit brenda saj, ta pranojnë edhe partitë tona të vjetëra shqiptare të cilat po pretendojnë se janë shtetformuese…
Çka i bashkon këto parti me fatin e Listës “Srpska” në Kosovë?
Këto përgjigje nuk iu janë dhënë asnjëherë gjerë me sot opinionit tonë të gjerë shqiptarë në Republikën e Kosovës.
Mbase duke qëndruar kështu të mundur dhe në heshtje (të turpëruar) si frikacakë, populli ua ka dhënë këtyre partive përgjigjejen e merituar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe 9 shkurtit 2025.
Rikthimi i tyre në qeverisje do t’ishte i kobshëm për fatin e ardhmërisë së popullit dhe shtetit tonë të pavarur dhe sovran, Republikës së Kosovës.
Të tjera
Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së
Sulmi brutal i burrit të Haxhiut ndaj gjykatësit, reagon Supremja: Gjuhë e papranueshme, e dënojmë ashpër
“I padijshëm, çfarë juriste je ti”, përplasje mes Zana Avdiut e Dibran Hoxhës për nenet e Kushtetutës