Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit kolumbian Samuel Martinez, një prej emrave më premtues të futbollit në Amerikën e Jugut.
Sipas raportimeve të fundit, “Reds” kanë mposhtur konkurrencën e fortë të Borussia Dortmundit, Chelseat dhe Bayern Munichut për shërbimet e mesfushorit ofensiv 17-vjeçar të Atletico Nacional.
Samuel Martinez konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij në Kolumbi, ndërsa performancat e tij në Kampionatin U17 të Amerikës së Jugut kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Ai krahasohet shpesh me legjendën braziliane Kaka për stilin e lojës dhe aftësitë teknike.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, dokumentacioni i transferimit është drejt finalizimit dhe marrëveshja pritet të mbyllet për rreth një milion euro, ndërsa Atletico Nacional do të mbajë përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit. Kur të mbushë 18 vjeç, Martinez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin.



Të tjera
Liverpool fiton garën për talentin kolumbian Samuel Martinez
Mënyra se si ecim tregon karakterin, gjendjen shpirtërore dhe shëndetësore
Barcelona sakrifikon një “yll” për Julian Alvarez