Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin “Rubikon” u shpreh se në situatën në të cilën jemi, do të dëshironte që Glauk Konjufca ta merrte mandatin e kryeministrit.
Ai tha se pas kësaj do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, siç u shpreh ai, në dhjetor ose në fillim të janarit.
“Unë nuk kam dëshirë shumë ta analizojë Vetëvendosjen. Glaukun e kam miq, ne kemi miq pavarësisht në cilin subjekt janë dhe askush s’mund të na mohojë se kemi miq”.
“Në këtë situatë, kisha pasur dëshirë që Glauku sot ta marrë mandatin e kryeministrit, por ja që partitë politike opozitare kanë vendosur ndryshe dhe ne po besoj që po shkojmë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, në dhjetor apo në fillim të janarit. E vendos presidentja pas konsultimeve me partitë politike”.



Të tjera
26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin
Ndotja pranë Liqenit të Badovcit ngre alarmin, kërkohen masa urgjente
”Ai është fituesi i Topit të Artë”, Mbappe ia ‘mbyllë’ gojën kritikuesve të Dembeles