Llapi është skuadra e katërt që do të paraqitet në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, fazë kjo që finalisti do të përcaktohet pas dy ndeshjeve.
Llapi avancoi në gjysmëfinale, pasi në çerekfinale eliminoi skuadrën e Malishevës.
Fituesi në duelin e luajtur të enjten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u përcaktua pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk nxorën fitues.
Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:1 kurse pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta, rezultati ishte 2:2 kurse me penallti fitoi Llapi me shifrat 4:2.
Të dy golat për Malishevën, i shënoi sulmuesi Mevlan Zeka, ndërsa për Llapin realizuan Besar Musolli e Fuad Ajvazi.
Krahas Malishevës, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të paraqiten edhe Ballkani, Dukagjini e Ferizaj, skuadra që siguruan kalimin në këtë fazë, të mërkurën.



Të tjera
Zemra ime është me civilët që po vuajnë
Komisioni për Legjislacion në takim për amandamentet kushtetuese
Si ta ktheni formën pas festave