Modelja e njohur Bella Hadid ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për popullin e Iranit, në mes të tensioneve dhe sulmeve të fundit në vend, përcjell Kosova Post.
Në mesazhin e saj, ajo tha se mendimet dhe zemra e saj janë me qytetarët iranianë, si dhe me çdo civil që po përballet me pasojat e konflikteve dhe vendimeve politike.
Hadid theksoi se shpesh janë njerëzit e pafajshëm ata që paguajnë çmimin më të lartë për vendimet e liderëve dhe për përshkallëzimet ushtarake. Sipas saj, e ardhmja e Iranit duhet të përcaktohet nga vetë populli i tij, e jo nga ata që përpiqen ta shtypin ose ta përdorin për interesa politike.



Të tjera
Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes
Pse duhet t’i ndërroni këpucët çdo ditë?
9 arsye përse ju bën mirë të ecni në plazh, përfitimet shëndetësore