Llapi ka siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës pasi mposhti Dinamon e Ferizajt me rezultat 2:0 në ndeshjen e barazhit, duke arritur fitoren më të rëndësishme të sezonit.
Skuadra nga Podujeva e zgjidhi çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Fillimisht realizoi Fiton Ademi, ndërsa më pas epërsinë e dyfishoi Muhamed Hyseni nga pika e bardhë, duke i dhënë Llapit një avantazh të sigurt para pushimit.
Megjithëse Dinamo e Ferizajt krijoi më shumë raste gjatë takimit dhe u shfaq mjaft kërkuese në sulm, futbollistët e saj nuk arritën të konkretizonin mundësitë e krijuara. Në anën tjetër, Llapi tregoi efikasitet maksimal dhe menaxhoi me qetësi epërsinë deri në fishkëllimën e fundit.
Me këtë fitore, Llapi siguron një tjetër sezon në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Dinamo e Ferizajt mbetet pa ëndrrën e promovimit dhe do të duhet të presë edhe të paktën një vit për të tentuar ngjitjen në Superligë.



Të tjera
Nëntë llojet më të shëndetshme të hurmave të Arabisë
Zbrapset FIFA, e ‘anulon’ vendimin kontravers pas kritikave nga tifozët
Histori për Shqipërinë, Elseid Hysaj arrin 100 paraqitje me fanellën kuqezi